Mobi Casa

Tri pikat “më të rrezikshme” të draftstatutit të Asociacionit, sipas Kastratit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, thotë se nuk kanë nevojë për të dhënë qëndrim për draftstatutin e Asociacionit, pasi sipas tij, nga pushteti po thonë se i njëjti ende nuk është final.

Kastrati me këtë rast tregoi tri nga pikat më të rrezikshme të këtij draftstatuti, për të cilat shprehet se “janë të brengosur”.

“Kemi dhënë qëndrimet për dy pika për të cilat jemi shumë të brengosur…ka qenë çështja 1244 e enkolduar në preambulë dhe çështja e arbitrazhit. Ndërsa unë personalisht po e shtoj edhe një, po i kontribuoj mendimit tonë të partisë dhe qëndrimeve, e cila është se nga preambula është heq aktgjykimi i 2015. Dhe këto tri pika janë jashtëzakonisht të rrezikshme”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

United Hospital

“Ne po presim sepse po thonë ende nuk është final, nuk kemi nevojë me dhënë qëndrim për një dokument i cili po qarkullon”, shtoi deputeti i PDK-së.

Më 21 tetor, diplomatët euro-amerikanë i kanë propozuar Kosovës dhe Serbisë një draft-statut të Asociaicionit, për të cilin kryeministri kosovar Albin Kurti është shprehur i gatshëm ta nënshkruajë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar atë.Ky draft-statut nuk është bërë ende publik për opinionin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.