GRANDEMALL

Tri përfitimet shëndetësore nga djathi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Konsumimi i tepërt i djathit në përditshmëri nuk është dietë e shëndetshme për t’u ndjekur, e posaçërisht kur dëshironi ta ulni sasinë e yndyrave të ngopura që i konsumoni.

Por, produktet e bulmetit përmbajnë vitamina dhe minerale esenciale, andaj edhe ekspertët shëndetësorë po rekomandojnë që një sasi të ulët të tyre ta përfshini në ushqimin tuaj.

Djathi shpeshherë nuk rekomandohet për shkak të sasisë së lartë të kalorive, yndyrës dhe kripës, por faktikisht është i mbushur edhe me një sasi të konsiderueshme të vlerave ushqyese.

Sipas ekspertëve, nëse konsumohet në sasi të moderuar, djathi ofron përfitime të ndryshme shëndetësore.

Këto janë tri arsyet kryesore se përse është mirë ta përfshini djathin në dietë:Është i mirë për dhëmbëtDjathi ka nivele të larta të kalciumit, i cili është krucial për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm.

Sipas Bill Schaeffer, kirurg dental, kalciumi ndihmon në formimin e dhëmbëve, por edhe kontribuon në nofull më të fortë.

FIDANISHTJA

Përmban vitamina esencialë.

Llojet e ndryshme të djathit përmbajnë vitamina të shumtë, përfshirë vitaminën A, B2, B6, B12, D dhe K.

Vitamina A ndihmon në funksionin e sistemit të imunitetit; vitamina B2 ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, syve dhe sistemit nervor; dhe vitamina B6 ndihmon në formimin e hemoglobinës.

Vitamina b12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; vitamina D e rregullon kalciumin në trup; dhe vitamina K nevojitet për ‘bllokadat’ e gjakut – u ndihmon plagëve të shërohen siç duhet.

Djathi është burim i mirë i proteinësNë fund, djathi mbetet burim i mirë i proteinës – nutrient esencial që është përgjegjës për ndërtimin e indeve, qelizave dhe muskujve, por edhe në rregullimin e hormoneve dhe antitrupave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.