Hidromorava

Tri opsionet për të hyrë në dimër, të shtrenjta për qytetarët

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të tmerruar me çmimet e peletit, druve dhe të rrymës. Trija opsionet për qytetarët duken të shtrenjta. Jeta e këtij dimri do të jetë shumë më ndryshe se të tjerët shprehen qytetarët.

Këtë dimër opsionet e qytetarëve për tu ngrohur gjatë dimrit do të jenë bukur të shtrenjta. Nëse ngroheni me pelet është shtrenjtë, me rrymë shtrenjtë, por edhe me dru shtrenjtë.

Limoni qytetar gjilanas thotë se nuk e din se si do të ngrohet sivjet, por cili do variant është i shtrenjtë.”Dola në tregun e druve dhe pash se silleshin nga 50 euro për metër e dikund edhe më shtrenjtë. Ky dimër do të jetë shumë më i rëndë dhe nuk e di si ia dali. I kam dy student në shtëpi, por ngrohja është e domosdoshme” shprehet ai.

RCCOLA

Eminja një qytetare tjetër fajëson Qeverinë Kurti. “E lan peletin me shkue në qiell e tash në treg një ton po shitej deri 700 euro. Vërtet është e tmerrshme ndërkohë asnjë reagim qytetar. Shoqëria civile duhet të protestojë kundër rritjes së çmimeve” mendon ajo.

Bylbyli një student gjilanas mendon se heshtja e qytetarëve është shumë e pakuptimtë. “Tek ne protestohet veç për politikë, ndërkaq kur është në pyetje jeta e rënduar të gjithë heshtin. Edhe Qeveria i ka fajet që ka lejuar ngritjen e këtyre çmimeve” mendon ai./rajonipress/