GRANDEMALL

Tri opsione për Haradinajn në gjykatën franceze

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata e Apelit në qytetin francez të Colmar, të enjten, më 2 mars, do të shpallë në seancë publike vendimin për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka mësuar Tanjug në këtë gjykatë.

Gjykata në Colmar ka tri opsione për vendimin e saj, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa, për agjensinë Tanjug, raporton Gazeta Express.

“Departamenti i Hetimeve i Gjykatës së Apelit mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë rishikim të mëtejshëm të rastit në sesionin e tij të ardhshëm. Gjithashtu mund të ketë një opinion pozitiv mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin ose të mos pajtohet me të”, tha Di Rosa.

Sipas saj, në qoftë se Gjykata e Apelit në Colmar jep një opinion negativ për kërkesën e Serbisë, ekstradimi i Haradinajt nuk do të jetë i mundur.

FIDANISHTJA

Pas kësaj, Haradinaj do të jetë i lirë të largohet nga Franca, dhe Serbia nuk do të ketë të drejtë të apelojë vendimin.

Megjithatë, në qoftë se gjykata e apelit konstaton se janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt, vendimi përfundimtar për ekstradimin do të bëhet nga qeveria franceze, tha zëdhënësja e gjykatës në Colmar.

Gjykata më 9 shkurt zhvilloi një takim publik në të cilin Haradinaj dhe mbrojtësi i tij paraqitën pikëpamjet e tyre mbi kërkesën e Serbisë, prandaj për shkak të shqyrtimit që përcakton kushtet dhe votimin në kërkesën e Serbisë për ekstradim, gjykata e shtyu vendimin e saj.

Detyra e gjykatës në Colmar është që të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradim, të parashikuara në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim, e cila nuk jep afat për marrjen e vendimit, derisa procesi i vendimmarrjes në gjykatë kryhet në përputhje me procedurat ligjore të Francës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.