Eko Higjiena

Tri motrat nga Kosova kurorëzohen të njëjtën ditë, më 11.11. 2016!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tri motrat e nusëruara janë shqiptare nga Kosova. Arijana 22 vjeçare është lindur në Kosovë dhe ka ardhur në Gjermani me prindërit në moshën një vjeçare e gjysmë. Ndërsa dy motrat e vogla, binjaket Antigona dhe Edona janë të lindura në Altöttingen, Gjermani.

Për 20 vitet e tij si kryebashkiak dhe si nëpunës i zyrës së gjendjes civile të komunës Marktl, Hunbert Gschwendtner nuk kishte përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Dhe, kjo duhet të jetë vërtet diçka unike edhe më gjerë se sa kap kjo komunë. Më 11.11 (nëntor) 2016 në ndërtesën e komunës janë kurorëzuar përnjëherë tre çifte, shkruan pnp.de. Dhe për më tepër, tri nuset e kurorëzuara janë motra ndërsa në mesin e tre dhëndurëve dy janë vëllezër.

Tri motrat e nusëruara janë shqiptare nga Kosova me mbiemrin Haliti. Arijana 22 vjeçare është lindur në Kosovë dhe ka ardhur në Gjermani me prindërit në moshën një vjeçare e gjysmë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa dy motrat e vogla, binjaket Antigona dhe Edona janë të lindura në Altöttingen, Gjermani. Ato janë njohur si vajza 14-15 vjeçare përmes shoqeve me dhëndurët e tashëm, vëllezërit Kevin e Steven (20 respektivisht 21 vjeç) dhe shokun e tyre Florian Hoffmann, 20 vjeçar, përcjell albinfo.ch.

HW

Në vitin 2015 tre çiftet e kanë festuar fejesën e tyre romantike ndërsa tash, me praninë e familjarëve e kanë dhënë ”betimin” në zyrën civile.

http://www.albinfo.ch/tri-motrat-nga-kosova-kurorezohen-te-njejten-dite-me-11-11-2016/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.