Tri mënyra të parandalimit të sulmeve të zemrës

Mjekësia alternative jo rrallë ka pasur efektin e vet në shërimin e shumë sëmundjeve, së këndejmi miliona njerëz në botë zgjedhin këtë mënyrë për luftimin e sëmundjeve të tyre. Një studim i bërë nga shkencëtarët amerikanë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës ka ardhur në përfundim së të menduarit pozitiv pakëson rrezikun e paraqitjes ose parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Po, sipas këtij studimi, mendimi pozitiv nuk është indikacioni i vetëm në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Një gjë shumë e rëndësishme në luftimin e kësaj sëmundjeje është edhe mjekësia alternative e cila mund të ketë një ndikim në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Studimi i bërë tregon se mjekësia alternative mundëson zvogëlimin e stresit, dhe arrin të shtojë sjelljet e mira tek të sëmurët, në këtë mënyrë arrihet të stabilizohet ngrënia e me ketë kontrollimi i peshës së të sëmurëve me anë të ushtrimeve .
Këto alternativa edhe ju japin rezultate të mira e të shpejta dhe ju zvogëlojnë hapësirën e marrjes se medikamenteve duke reduktuar dozën tuaj .
Ka shumë mënyra tjera për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës sesa medikamentet thotë kardiologu Stephen Devries.
Ndër të tjera ai edhe i jep tri mënyra sesi mund ta zvogëlojmë apo parandalojmë paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.
Akupunktura është arma më e re e në luftën kundër presionit te gjakut.
Hulumtimet sugjerojnë se disa seanca javore me akupunkturë mund ta zvogëlojnë presionin e gjakut deri në 20 pikë ,duke arritur nivelin e njëjte të rezultateve si me medikamente.
Seancat me akupunkturë tek të sëmurët më zemër mund ta rregullojnë sistemin kardiovaskular shpjegon John Longhurst, drejtor i qendrës së mjekësisë integrative në Universitetin e Kalifornisë .
Elektropunktura është një stimulant tjetër në luftën e alternativave mjekësore në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Ajo si alternativë është shumë efektive thotë Dr. Longhurst sepse e lejon akupunkturistin ta standardizojë sasinë e stimulimit dhe ta rregullojë frekuencën duke përdorur bateri shtytëse.
Trajtimi me akupunkturë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së sulmeve të zemrës dhe në të njëjtën kohë do ta zvogëlojë përdorimin e ilaçeve e cila në të njëjtën kohë zvogëlon paraqitjen e rreziqeve me efekte anësore.