HW

Tri legjenda – një Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi

Hej , ani si bylbylat , o, prej kafazit –
More, po i këndojmë , o, TRIO ZAJAZIT !
More, Bacë – Rexhepit , me djem të vet –
More, që kënduan për ne , shumë vjet !
Ani , kur këndonin TRIO ZAJAZI –
Ani , shuhej malli e shkrepte gazi !
Ani, me atë “ISON” kërçovare –
Ani, këngë e valle , o, mahitare !…

HW

Hej, ani zëri i tij , o, vinte si fryma –
More , “Në bahçe , o, na ka ra bryma !”
More, mirë ia këndonte “Zullufet e Ajshes “,
More, mirë ia fshinte lotët prej faqes !
Ani , “Na pikuan gjethet e ullirit “ –
Ani, shpejt ia mbërrini , o, stina e Dimrit !
Ani , dheu i zi , o, Rexhën përbiri –
Ani, bora e bardhë , o, zërin ia ngriri !

Hej, ani këta bylbyla , o, kush na i thirri ?
More, n’ Elbasan , o, Isuf Myzyri !
More , shkoi Rexhepi , o, nga Kërçova ,
More, shkoi Qamili , o, nga Gjakova !…
Ani , formuan “TRION LEGJENDARE “ –
Ani, t’i këndojnë këngët , o, gjithë shqiptare !
Ani, u bashkuan në PËRJETËSI –
Ani, TRI LEGJENDA – NJË SHQIPËRI !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.