ARKATANA

Tri komunat e Kosovës lindore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kujtoj tri komuna t’ Kosovës lindore – Ato n’ zemrën time , krenare janë prore ! Nga këto tri komuna , mbajë mend shumë kujtime – Nëpër mote ishin loti i këngës sime !

Këto tri komuna nuk i harroj dot –
Në vend të gëzimit – kënga m’ bahet lot !…
Kënga m’ mbahet lot e loti m’ bahet vajë –
Nga se kurrë nga zemra , ato s’ mund t’i ndajë !

Sa herë që këndoj “Këngën e muhaxherëve “ –
I kujtoj shpërnguljet dhe rrugët e tmerreve !…
Sa herë këndoj Prokuplen atje der’ te Nishi –
M’ duket se nga trupi po më ndahet mishi !

Sa herë që këndoj atë “Këngën e Regjës “ –
Para sysh m’ del dasma n’ Stubllën e Medvegjës !
Mixha n’ ditë t’ martesës ia shoi jetën djalit
Dhe e fshehu krimin pas shqelmave të kalit !…

Sa herë i këndoj trimat e Tupallës –
Lotët seç më sillen vërdallë për rreth shallës !
Sa herë këndoj Oson , kullat e Vraninës –
S’e harroj Gejzerin , Banjën e Sijarinës !…

Uji Dea

Sa herë këndoj këngë andej kah Bujanoci –
Nuk i harroj trimat , që s’iu gjendej shoqi !
N’ Tërrnoc i këndova këngë Kudret Shabanit –
Kurbetçinjtë kujtova në tokë të gjermanit !…

Këndoj Musa Isufin , nga rrufeja vra –
Kujtoj Miratocin , shtatë motrat pa vëlla !
Sa herë që i këndoj trimat preshevarë –
Ata s’ i kanë shokët askund ndër shqiptarë !…

Sa herë që u këndoj gjakderdhjeve t’ Luftës –
Kurrë nuk e harroj Masakrën e Iseukës !
Krahas Iseukës edhe Caravajkës –
Edhe Gosponica s’i shpëtoi masakrës !

Demir Krasniqi
Gjilan, më 19.02.2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.