Eko Higjiena

Tri klube të njohura interesohen për Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës. Ai mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë ose në Itali.

Eksperienca e Xherdan Shaqirit në Liverpool pritet të marrë fund gjatë verës që vjen.

Mesfushori kosovar i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga “Anfield Road” pas tri vjetësh qëndrimi.

Përfaqësuesi zviceran nuk ka bindur asnjëherë tek “Reds”, ku ka përfunduar kryesisht në bankinë, shkruan Gazeta Express.

Dhe tash, “Të Kuqtë” po planifikojnë ta sistemojnë futbollistin ofanziv në një klub tjetër evropian.

Sipas mediave britanike, për majtakun interesim kanë shfaqur tri klube të njohura: Sevilla, Lazio dhe Roma.

Hidromorava

Liverpooli nuk është i interesuar ta japë hua futbollistin dhe do ta pranonte vetëm një ofertë për shitjen përfundimtare të tij.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit i ka nisur nga fillimi vetëm 4 nga 14 ndeshjet që i ka zhvilluar këtë sezon në Premierligë.

Shaqiri i ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez, të cilit i ishte bashkuar nga Stoke City në vitin 2018.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt mund ta zhvillojë ndeshjen e fundit për Liverpoolin këtë fundjavë ndaj Crystal Palacet.

Me ekipin e Jurgen Kloppit, Shaqiri e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.