RCCOLA

Tri klube të mëdha të interesuara për Elseid Hysaj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Mbrojtësi i djathtë i Napolit, Elseid Hysaj ende po flitet se do të largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar andaj edhe tri klube janë të interesuara për mbrojtësin shqiptar.

Agjenti i Hysaj, Mario Giufreddi tashmë ka zbuluar se klienti i tij dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, transmeton Indeksonline.

Uji Dea

Hysaj është i gatshëm të largohet nga klubi këtë verë dhe Juventusi është i interesuar për të. Tottenham ka transferuar Kieran Trippier te Atletico dhe Juan Foyth tani është i lënduar andaj edhe klubi anglez e sheh si opsion të mirë Hysajn.

Klubi i tretë i interesuar për të është edhe Roma, të cilët po kërkojnë të forcohen./Indeksonline/.