Tri klube gjermane pas Berishës
Sulmuesi i ri kosovar, Valmir Berisha, po kërkohet me ngulm në Bundesligë. Skuadrat si Werder Bremen, Borussia Moenchengladbach e Wolfsburg kanë shprehur interesim për huazimin e Berishës, i cili është pjesë e skuadrës së Romës.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet gjermane. Mësohet se Berisha 18-vjeçar, tashmë ka kërkuar nga skuadra italiane që t’i mundësohet huazimi diku tjetër ku do të ketë mundësinë të luajë për ekipin e parë.
Ai te Roma u transferua në fillim të këtij viti dhe pati firmosur kontratë dyvjeçare. Berisha që është vlerësuar si pasardhës i Zlatan Ibrahimoviqit nuk është inkuadruar fare në ekipin e parë të Romës për edicionin 2014/15.