FIDANISHTJA

Tri kërkesat e BE-së për vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) po kërkojnë nga Kosova që t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare për liberalizimin e vizave.

HW

Sipas tyre, procesi i vendimmarrjes në BE për vizat është në vazhdim e sipër, shkruan më tutje “Zëri”.

“Raporti i vitit 2019 ripohon mbështetjen e Komisionit Evropian për ta përfunduar këtë proces si çështje urgjente. U takon Shteteve Anëtare të BE-së që të përfaqësojnë Këshillin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropian, për të marrë vendimin përfundimtar. Është e rëndësishme që Kosova t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të Shteteve Anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë për vizat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.