Uji Dea

Tri javë “armëpushim” për demarkacionin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të votohet në seancën e 1 shtatorit. Partnerët e koalicionit qeverisës i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes, derisa opozita ka paralajmëruar masa radikale për pengimin e saj.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk do të votohet deri më 1 shtator. Kështu ka vendosur dje Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare.

Uji Dea

Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan “Zëri”.

Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për përcaktimin e datës së seancës për demarkacionin, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë duke e ndërprerë mbledhjen. Konjufca më vonë është arrestuar për këtë veprim. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.