RCCOLA

Tri fshehtësitë për tretje të përsosur

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ushqimi i pasur me fibra përshpejton tretjen, zgjidh problemet me jashtëqitjen dhe nxit shkrirjen e shtresave dhjamore. Këto ushqime janë të pasura me këto nutriente.

Kumbullat

Kumbullat janë burim i shkëlqyeshëm për fibrat ushqyese, të cilat stabilizojnë tretjen. Kumbullat përmbajnë edhe disa antioksidues që shihen si aleatë të fortë në luftimin e diabetit, mbipeshës dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. T’i konsumoni si zamër, apo mund t’i shtoni në bollgur, jogurt. Përgatitni edhe një ëmbëlsirë me kumbulla, sipas recetës së gjyshes.

Lakra

Mobi Casa

Lakra dhe lakra jeshile janë ndër perimet më të shëndetshme që mund t’i shërbeni në pjatën tuaj. Janë përplot me fitonutriente që shërojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe përshpejtojnë punën e metabolizmit.

Fasulja

Mos hiqni dorë nga fasulja as gjatë muajve të verës! Mund ta shtoni në supat e preferuara, sallatë dhe gjellë të tjera. Kjo zgjedhje e proteinave bimore dhe fibrave ushqyese bëjnë çudinë për tretjen dhe trupin. Fasulja ju ngop, e është e pasur edhe me hekur dhe me magnez që relaksojnë muskujt pas ushtrimeve apo notit.

(Kosova Sot)