Uji Dea

Tri dietat më të mira vjeshtore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vjeshta është kohë e pazakontë në vit, bëhet më ftohtë, e me vjeshtën vjen edhe melankolia me ditët e vrenjtura. Prandaj, nuk do t’ju mundojmë me dietat që e përjashtojnë karbohidratet, por ju ofrojmë diçka më mirë.

Edhe pse vera ka kaluar dhe nuk do të shëtisni në kostume të larjes, kjo nuk do të thotë se më nuk dëshironi të humbni në peshë. Në fund të fundit, Viti i Ri është para nesh, e edhe vera e ardhshme. Përzgjidhni dietën për të humbur në peshë me kënaqësi. Zbuloni dietat më të mira për ditët vjeshtore.

DIETA ME MOLLË

Vjeshta është koha e mollëve. Kanë plot vitamina C dhe fibra dhe janë të shkëlqyeshme për humbjen në peshë. Provoni dietën javore me mollë dhe humbni deri 4 kilogramë. Kafjalli: mollë dhe një rriskë bukë të thekur; Zamra: mollë; Dreka: sallatë me peshk (150 g peshk, mollë, selino, portokall, 75 g jogurt me përqindje të ultë të yndyrës dhe lëng limoni, pa kripë); Zamra: 100 g djathë dhe mollë; Darka: 2 pjesë djathë, gjysmë molle, gjysmë trangulli, perime të gjelbra. DIETA ME SUPË HUDHRE Kjo dietë e pastron trupin dhe është e ekuilibruar.

FIDANISHTJA

Për ta aplikuar duhet përgatitur një supë të veçantë dhe ta konsumoni në secilën kohë dhe në secilën sasi gjatë ditës. Ditën e parë shtoni pemë, ditën e dytë – perime, ditën e tretë dhe të katërt – perime dhe pemë, të pestën dhe të gjashtën – gjoks pule, e ditën e shtatë – oriz të vrugtë dhe lëng portokalli. Receta për supë: – 6 thelpinj hudhër – selino – 2 domate – 2 speca – pak lakër Zieni perimet derisa të zbuten – 20-30 minuta. Shtoni ujë, pak kripë dhe piper.

DIETA 5:2

Kjo dietë është ideale për sezonin vjeshtor, sepse nuk keni pse e privoni veten nga ndonjë lloj ushqimi. Pesë ditë në javë provoni të konsumoni ushqim ekskluzivisht të shëndetshëm, e dy ditë konsumoni ushqim sipas dëshirës, por jo më shumë se 500 kalori (për meshkuj – 600). Kjo dietë efikase për zvogëlimin e peshës trup0re mundet t’ju ndihmojë të humbni deri në tre kilogramë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.