HW

Tri arsyet e shtyrjes së takimit të Parisit

/ 2 minuta lexim
HW

Në fund të javës së kaluar u bë e ditur përfundimisht se takimi i Parisit nuk do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, ashtu siç ishte caktuar qysh më 29 prill, në ditën kur ishte mbajtur Samiti i Berlinit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përkundrazi, takimi i Parisit, i cili pritej t’i bënte bashkë palën kosovare e atë serbe dhe konsiderohej si një tentativë për riaktivizim të dialogut, u shty për një afat të pacaktuar. Përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët përcjellin zhvillimet rreth procesit të negociatave, vlerësojnë se takimi i Parisit është shtyrë për tri arsye, si rezultat i mospajtimeve thelbësore mes Kosovës dhe Serbisë, mospajtimeve të theksuara përbrenda spektrit politik si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi dhe si rrjedhojë e mospajtimeve të dukshme mes shteteve anëtare të BE-së.

United Hospital

Ndaj, sipas tyre, për të ardhur deri te një riaktivizim i procesit nevojitet përkushtim i të gjitha palëve të përfshira në dialog. Në kuadër të kësaj vlerësohet se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të arrijnë një marrëveshje rreth çështjes së taksës para se të rinisë procesi i negociatave. Në rast se nuk ka lëvizje nga qëndrimet aktuale të të dyja palëve, sipas njohësve të këtij procesi, nuk do të ketë rifillim të dialogut, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Deri më tani Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos heqë dorë nga heqja e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, ndërkohë pala serbe nuk po rresht së përsërituri se nuk ka dialog pa heqje të tarifës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.