UBT

Tri aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Gjilanit: Dy raste për narkotikë, një për ngacmim

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale, duke vazhduar aktivitetet në luftimin e kriminalitetit dhe trajtimin e rasteve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Ngacmimi”.

Mobi Casa

Prokuroria nuk ka bërë publike identitetet e personave të përfshirë, por ka theksuar se rastet janë proceduar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim me organet kompetente të rendit.

Autoritetet e drejtësisë në Gjilan kanë ritheksuar përkushtimin për trajtimin e rasteve që lidhen me narkotikët dhe mbrojtjen e qytetarëve nga format e ndryshme të cenimit të sigurisë dhe integritetit personal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.