HW

Tri aksidente trafiku në Anamoravë, në njërin rast vetura e policisë godet vajzën e mitur

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Raportohet për një aksident trafiku në mes veturës së policisë dhe një të miture femër kosovare, e cila ishte duke drejtuar një trotinet.

Viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor e me pas ka vazhduar tretmanin në spitalin e Gjilanit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe IPK-ja.

Po ashtu në Gjilan, raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

FIDANISHTJA

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Viti, i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet duke përfunduar në një shtyllë elektrike. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.