Hidromorava

Tretmani me limon, vaj ulliri dhe uthull molle për gurët në veshka

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gurët në veshka shkaktojnë shumë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe në bark. Megjithatë, natyra ofron zgjidhje edhe për një gjendje si kjo. Në vijim ju sjellim disa ilaçe shtëpiake për gurët në veshka që përdorin limonin dhe disa përbërës të tjerë.

LIMONI PËR GURËT NË VESHKA

Limoni përmban acid citrik, që ndikon në Ph-në natyrale të trupit, duke reduktuar acidet nga urina dhe duke ulur rrezikun për formimin e gurëve në veshka. Përbërësit: 4 lugë lëng limoni (60 ml) 8 gota ujë (2 litra) Ëmbëltues për shije (mjaltë ose stevia). Udhëzimet: Përgatitni një limonadë duke i përzier përbërësit dhe pini dy gota në ditë derisa t’i vëreni rezultatet. Po ashtu, limonin mund ta shtoni në shujtat tuaja.

VAJI I ULLIRIT PËR GURËT NË VESHKA

Vaji i ullirit përmban antioksidues si vitamina E, klorofil dhe fenole. Këto e ngadalësojnë procesin e plakjes, reduktojnë oksidimin e indeve yndyrore dhe ndihmojnë mëlçinë që të funksionojë më mirë. Për më shumë, yndyra në vajin e ullirit ndihmon trupin në absorbimin e vitaminave A, D, dhe K. Përbërësit: 2 lugë lëng limoni (30 ml) 2 lugë vaj ulliri (30 ml) 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Përzieni bashkë lëngun e limonit me vajin e ullirit. Pini përzierjen dhe më pas e pini dhe një gotë ujë. Rekomandohet që këtë ilaç ta konsumoni tri herë në ditë për tri ditë rresht.

FITORJA

UTHULLA E MOLLËS PËR GURËT NË VESHKA

Uthulla e mollës përmban acidin acetik, e kur e konsumoni këtë acid, trupi prodho substanca lakine, që parandalon formimin gurëve në veshka. Përbërësit: 1 ose 2 lugë uthull molle (15 or 30 ml) 1 gotë ujë (250 ml) Mjaltë për shije. Udhëzimet: Shtoni uthullën e mollës në ujë dhe e ëmbëltoni me pak mjaltë. E pini së paku 3 herë në ditë derisa gurët në veshka të zhduken.

LIMON, UTHULL MOLLE DHE VAJ ULLIRI

Nëse dëshironi t’i kombinoni të gjithë përbërësit, do të krijoni një ilaç të fuqishëm dhe të krijoni një tretman për gurët në veshka. Përbërësit: 2 lugë vaj ulliri (30 ml) 5 lugë lëng limoni (75 ml) 1 gotë ujë (200 ml) 1 lugë uthull molle (15 ml) 1/2 e gotës ujë (100 ml). Udhëzimet: Pini vajin e ullirit dhe lëngun e limonit së bashku, përcjellë më pas me një gotë ujë. Më pas, pas gjysmë ore, tretni 2 ose 3 lugë lëng limoni në gjysmë gotë me ujë dhe 1 lugë uthull molle. E konsumoni. Përsëriteni derisa të ndjeni përmirësim.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.