ARKATANA

Treshja magjike, limoni, piperi i zi dhe kripa janë ilaçe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Limoni, piperi i zi dhe kripa e detit janë treshe e kuzhinës që mundet të ndikojë si ilaç. Ju sjellim disa gjendje kur fuqia e përbashkët e tyre mundet t’ju ndihmojë.

LEHTËSONI MUNDIMET NË LUKTH

Përzieni një lugë lëng limoni freskët të shtrydhur dhe një lugë piper në gotën me ujë të ngrohtë dhe e pini ngadalë.

QETËSONI FYTIN ME INFLAMACIONE

Dhimbjet dhe inflamacionet në fyt i hiqni qafe me përzierjen e një lugë lëng limoni, gjysmë lugë piper të zi, të përziera në një gotë ujë të ngrohtë. E shpëlani fytin disa herë në ditë, në mënyrë që ta qetësoni fytin dhe të ndaloni kollën

ZHBLLOKONI HUNDËN

Mobi Casa

Përzieni sasi të barabarta të piperit, kanellës, qimnonit, farave të kardamomit në enë dhe i bluani. Ngadalë thithni aromën e pluhurit, për të hapur hundët.

LEHTËSONI ASTMËN

Në një enë me ujë të vluar vendosni 10 kokrra piper të zi, dy pjesë karafil dhe 15 gjethe borziloku. E lini të vlojë për 15 minuta, e më pas përzierjen e zhvendosni në kavanoz me kapak. Shtoni dy lugë mjaltë dhe e lini të ftohet.

PARANDALONI GJAKRRJEDHJEN PREJ HUNDËVE

Pak lëng limoni hidhni në një leckë dhe e vendosni te vrimat e hundës. Hidhni kokën përpara për të parandaluar rrjedhjen e gjakut në fyt. Gjakderdhja ndalon për disa momente.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.