GRANDEMALL

Treshja e humbi durimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Treshes LDK-AAK-Nisma i ka humbur durimi. Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt nuk po u pritet që ta marrin pushtetin. Ata nuk po mund ta presin as vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të sqarojë mënyrën e zgjedhjes se kryekuvendarit.

Treshja tani ka filluar edhe të ‘kërcënojë’. Ata po e kritikojnë Gjykatën Kushtetuese se po përdor standarde të dyfishta në çështjen e kryeparlamentarit, ndërsa presidenten Atifete Jahjaga e kanë kritikuar për qëndrim inferior ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

FITORJA

Kështu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova po duket “shtet pa shtet:”, shkruan Tribuna.

Ai ka kritikuar presidenten Atifete Jahjaga se po lejon që të rrezikohet demokracia dhe e ardhmja e vendit. “Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet kushtetues, as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush duhet ta merr përgjegjësinë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Mustafa. E bashkëpartneri i Mustafës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese se po përdor standarde të dyfishta pas vendimit për pezullim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.