ARKATANA

Trepërqindëshi ende pa aktakuzë, amnistohet “Vendlindja Thërret”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prokuroria e Kosovës ndjek pjesërisht gjurmët e abuzimit të fondeve të luftës. Dyshohet se disa protagonistë të djeshëm dhe të sotëm u pasuruan me paratë e qytetarëve

“Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve, prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, tha për “Kosova Sot” zyrtarja për informim në Prokurorinë e Shtetit, Liridonë Kozmaqi

Eco Higjiena

Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës dhe 8 vjet në pavarësi, shtetasit e Kosovës, qytetarët që kontribuuan brenda dhe jashtë territorit të vendit në krijimin e dy fondeve të luftës, fondit të Qeverisë “Bukoshi” 3% dhe fondit “Vendlindja Thërret”, akoma nuk e dinë se si u shpenzuan këto mjete nga përgjegjësit e tyre. Pavarësisht që ka pasur shumë zëra publikë dhe ndonjë inicim individual të denoncimit në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës, siç ishte një për Fondin e 3%-shit, Fondi “Vendlindja Thërret” nuk ka pasur akoma asnjë nismë më të vogël të zbardhjes.

Në interesimin tonë, se çfarë po bën Prokuroria e Shtetit në hetimin e këtyre fondeve, gjatë ditës së djeshme, gazeta ka marrë përgjigje pozitive vetëm për Fondin e Qeverisë “Bukoshi”. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin që keni pyetur, Fondin 3%. Këtë e ka bërë për shkak të disa veprimeve të dyshuara nga tre persona, të cilët kanë tërhequr disa shuma të parave, brenda 6-7 vjetëve të fundit dhe tani ende janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve, prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, tha për “Kosova Sot” zyrtarja për informim në Prokurorinë e Shtetit, Liridonë Kozmaq. Mirëpo, sa i takon fondit tjetër nuk ka asnjë lëvizje hetimore./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.