UBT

Trepça’89 më e fort se Drita

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në javën e 17-të dhe të fundit të stinorit vjeshtor, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, skuadra e Trepçës’89 ka mposhtur me lehtësi Dritën me rezultat 3-1.

“Minatorët” gjithçka kanë kryer në pjesën e parë duke shënuar dy gola, duke e bërë pjesën e dytë më të vështirë për Dritën.

Vendësit në minutën e 4-të, kanë mundur të shënojnë shumë leht nëpërmjet Leart Eminin, por Gërbeshi i Dritës shpëton portën e tij.

Rast të mirë shënimi në minutën e 7-të, pati Emini i Dritës por nga afërsia nuk arrin ta dërgon topin në rrjet.

Leart Emini në minutën e 17-të, pasi pranon një top nga thellësia me lehtësi mposht Tofiloskin e Dritës.

KKVITI

Ne sekondat e fundit të pjesës së parë, Cuculi i Dritës në vend ta dëbon topin jashtë portës së tij ai mposht portierin e tij duke ju krijuar vendësve epërsi prej 2-0.

“Minatorët” në fillim të pjesës së dytë në minutën e 51-të, nëpërmjet Jasharit me një gol të bukur arrijnë ta trefishojnë epërsinë në 3-0.

Braziliani Fortunato në minutën e 63-të, arrinë ta shënon golin e nderit për Dritën pasi me lehtësi mposht portierin Ardit Hysenin.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar.
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, nuk e kishim freskinë e duhur gjatë lojës, ndërsa për këtë humbje i marrë përgjegjësit vet”.

Pas 17-të javëve të zhvilluara skuadra e Dritës zë pozitën e tretë me 31 pik ndërsa kampion vjeshtor është Ballkani i Suharekës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.