Fundamenti

“Trepça” të përfshihet në dialog

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zgjedhja e problemit të Ndërmarrjes “Trepça” po del të jetë e vështirë. Shpëtimin e këtij gjiganti po e kërkojnë të gjithë. Debat për ketë punë pati edhe të premten nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane. Këto dy institucione thanë se ligji për “Trepçën” duhet të bëhet sa më shpejtë. Ata gjithashtu kërkuan nga Qeveria e Kosovës që krejt fuqinë për investime kapitale ta përqendroj në rivitalizimin e kësaj ndërmarrjeje.

E, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thanë se janë duke hartuar një Ligj të tillë dhe se shumë shpejt do të jetë i gatshëm.

Kurse menaxheret e ndërmarrjes “Trepça” në Jug dhe ata në veri thanë se ndërmarrja Trepça por edhe kërkuan që kjo ndërmarrje të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Uji Dea

Kurse, përfaqësues të AKP-së kanë thënë se nuk mund t’ia lejojnë vetes që të hyjnë në një proces të madh pa qenë të përgatitur.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se deri tani ka pasur fjalë e konstatime për Trepçën por, sipas tij, nga fjalët nuk ka pasur vepra. Ai ka thënë se Trepça i është lënë vetvetes dhe nuk është bërë asnjë hap madje as inkurajues.(Tribuna)