HW

Trepça sërish i ‘zhvatë’ para buxhetit të shtetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Miratimi i rishikimit të projektligjit për buxhetin e 2017-së, në një ndër pikat kryesore të tij ka paraparë edhe mbulimin e shpenzimeve të cilat rrjedhin nga kontrata për planin e riorganizimit të Trepçës në shumën prej 598 mijë e 920 euro direkt nga buxheti i shtetit, shkruan Indeksonline.

Sipas ekspertëve të ekonomisë gjiganti i Trepçës tash e 17 vite po vazhdon të marrë para nga buxheti i taksapaguesve në vend që të kontribuoj në shtimin e buxhetit.

Analisti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, ka thënë për Indeksonline se Trepça që nga paslufta e këtej ka qenë në absorbues i mjeteve të buxhetit të Kosovës dhe një kontribuues siç do të duhej të ishte një kompani mineralesh dhe metalurgjike siç ka qenë në të kaluarën.

Uji Dea

“Aktualisht kostoja e investimeve në Trepçë në vitet e pasluftës i tejkalon të gjitha kapacitetet prodhuese që i ka ajo, ku janë investuar qindra miliona euro, pjesa dërrmuese nga Qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga donatorët. Trepça po vazhdon të absorboj për çdo vit mjete nga buxheti i Kosovës, sepse ajo në vitet e fundit ka pasur një keq menaxhim të jashtëzakonshëm sepse një kompani minerare kur nuk mundet ti përballoj kostot e prodhimit në fakt vihet në pyetje se çfarë është ajo”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se strategjia për zhvillimin në bazë të ligjit për Trepçën që është miratuar vitin e kaluar ka mbetur aty ku ka qenë sepse, ende nuk është themeluar bordi mbikëqyrës.

“Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht ta themeloj bordin e Trepçës, ta zgjedh një menaxher profesionist i cili ka ta shtyje që të miratohet strategjia për Trepçën e cila parashihet me ligjin i cili është miratuar vitin e kaluar dhe në këtë mënyre Trepça të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës e jo në funksion të frenimit të këtij zhvillimi sepse për çdo vite taksat e qytetarëve të Kosovës po shpenzohet miliona për ta mbajtur në ‘këmbë’ këtë kompani”, ka thënë Gashi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.