ARKATANA

Trepça në veri, me ligje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça në pjesën veriore të Kosovës ka filluar procedurat për shitjen e plumbit të prodhuar në Zveçan. Ndryshe nga zakonisht, njoftimi për tender nuk është bërë në faqet zyrtare të Qeverisë së Serbisë që pretendojnë pronësi mbi këtë gjigant metalurgjik.

Kjo, në njëfarë mënyre i jep garanci kësaj ndërmarrjeje se Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do t’ia bllokojë kamionët me xehe në rrugë siç pati ndodhur në vitin 2011.

Eco Higjiena

Në atë kohë, u patë raportuar se AKP në pamundësi për të vënë nën kontroll dhe për të shkëputur kontratën që e kishte arritur Trepça – Veri për shitjen e xeheve, kishte kërkuar nga Autoritet Doganore në Kosovë që t’i bllokojnë kamionët që eksportonin xehe të shitura nga menaxhmenti i Trepçës në Veri.

Por, tani kjo është e sigurt se nuk do të ndodhë. “Nxjerrja në shitje e prodhimeve të prodhuara në ‘Trepça-menaxhmenti në veri’, për ç’gjë është bërë shpallja nëpër media, është në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së të marrë në muajin maj të këtij viti, gjithnjë bazuar në ligjet në fuqi”, ka bërë të ditur zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi … (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.