Fundamenti

Trepça në Bruksel, vetëm me pajtimin e palëve

/ 2 minuta lexim
HW

Trepça si aset nacional i Kosovës, futja e këtij kompleksi si temë diskutimi në dialogun e Kosovës me Serbinë, do ta dëmtonte seriozisht procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa hoqi dilemat për këtë gjë, duke thënë se Trepça asnjëherë s’do të jetë temë diskutimi në Bruksel, por Trepça është dhe do të mbetet e Kosovës.

Një përgjigje në lidhje më këtë çështje e ka thënë edhe Bashkimi Evropian.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Frederica Mogherinit, përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, ka thënë për Tribuna Channel se agjenda e dialogut bëhet në marrëveshje me të dyja palët.

Hidromorava

Ajo ka thënë se nuk mund të jetë temë diskutimi një çështje për të cilën njëra palë nuk pajtohet.

Kurse Ahmet Tmava, Drejtor i Përgjithshëm në kombinatin metalurgjik “Trepça”, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë është pritur me shumë entuziazëm nga ana e punëtorëve dhe menaxhmentit të Trepçës, ngase më në fund çështja e statusit të Trepçës po merr rrjedhë.

“Hapi i fundit është hap i cili për një periudhë të shkurtër kohore do të jep efektet konkrete për procedim në parlament. Besoj që edhe parlamenti do ta aprovojë dhe kjo më së largu të përfundojë në qershor të këtij viti”, ka thënë Tmava.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.