HW

“Trepça” mund ta çajë koalicionin

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Askush nga njohësit e kësaj fushe nuk është në dijeni se përse iu deshën Qeverisë së Ramush Haradinajt më shumë se gjashtë muaj, që nga kur erdhi në pushtet, të fillojë të kompletojë bordet e ndërmarrjeve publike.

Analistët, ndërkaq, thonë se është për t’u habitur se përse prej tri bordeve të ndërmarrjeve publike, që kërkonin funksionalizimin e tyre, ka mbetur i pakompletuar vetëm ai i “Trepçës”. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë së Kosovës, se çka thonë ata për këtë çështje, gazeta nuk ka marrë përgjigje nga ekzekutivi. Eksperti i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, për “Kosova Sot”, theksoi se çështja e bordeve gjithmonë zvarritet, pasi partnerët e koalicionit vonojnë derisa të merren vesh për ato dhe kjo nuk ngjet vetëm tash, por ka qenë historikisht. “Ka vonesa dhe kjo po krijon probleme në funksionim të tyre, për shkak të cilësisë së përbërjes së anë- tarëve të bordeve, përgjegjësisë së tyre dhe mënyrës së funksionimit të tyre”, potencoi ai. Sipas Mustafës, do të duhej që të kalohej në një automatizëm, duke e zgjedhur një mekanizëm apo panel të pavarur që i zgjedh dhe i emëron ata në këto funksione.

Ndërmarrjet publike janë shndërruar në të mira personale individuale e jo të mira publike, ndërsa performaca e tyre është për keqardhje”, tha Arben Gashi për “Kosova Sot”

“Derisa Kosova ka punësime sipas dëshirave dhe tekeve të politikanëve, këto ndërmarrje kanë për të vazhduar të jenë me kaq performance të keqe që janë duke operuar, shumica nga NP-të janë në prag të falimentimit, pra me udhëheqës joprofesionalë, jokredibilë”, tha Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Të kushtëzuar edhe nga Lista Serbe

FIDANISHTJA

Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi (LDK), tha për “Kosova Sot “, se qeverisja Haradinaj e ka bërë ndarjen e pushtetit me Listën Serbe, duke bërë koncesione për “Trepçën” dhe kjo është parë edhe me rastin e Demarkacionit, kur deri në momentin e fundit kanë pasur negociata për “Trepçën” e “Brezovicën” dhe këto janë konfirmuar nga vetë partnerët e koalicionit. “Megjithëse ka qenë qëndrim i LDK-së, duke i njoftuar me kohë partnerët e koalicionit të tashëm qeverisës, se nëse bëhen koncesione për ‘Trepçën’ neve nuk do ta votojmë Demarkacionin”, potencoi ai. Sipas deputetit Gashi, ndërmarrjet publike janë koncept që ne duhet të merremi seriozisht se si duhet trajtuar ato, sepse koncepti i tashëm i bordeve të NP-së është keqmenaxhuar dhe keqkuptuar. Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Salihu , për gazetën “Kosova Sot”, tha se arsyeja kryesore dhe e vetme se përse iu deshën Qeverisë së Ramush Haradinajt më shumë se gjashtë muaj që nga kur ai e mori qeverisjen e vendit, të fillojë të kompletojë bordet e ndërmarrjeve publike, qëndron te mosmarrëveshjet e partnerëve të koalicionit që po synojnë të marrin sa më shumë pozita në këto borde me synimi që t’i rehatojnë militantët e tyre partiakë. “Problemin më të madh ky koalicion do ta kenë me zgjedhjen e Bordit për kombinatin ‘Trepça’, që mund të jetë një mollë sherri dhe për epilog mund të ketë edhe prishjen e këtij koalicioni qeverisës. Andaj, edhe nuk duhet për t’u habitur se përse prej tri bordeve të ndërmarrjeve publike, që kërkonin funksionalizimin e tyre, ka mbetur i pakompletuar vetëm ai i ‘Trepçës'”, theksoi ai.

Politika, në prapaskenën e emërimeve

Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri, për gazetën,” Kosova Sot”, tha se me ardhjen në pushtet të kryeministrit Haradinaj, ai mori një vendim të rëndësishëm, duke shkarkuar disa anëtarë në bordet e Ndërmarrjeve Publike, që ishin emëruar kundërligjshëm, mirëpo po bëhen tash gati 6 muaj që ende ka Ndërmarrje Publike, e cila nuk ka bord dhe ka mbetur në mëshirën e fatit. “‘Trepça’ ende vazhdon të jetë peng i moszgjedhjes së drejtuesve të bordit, në mënyrë që t’i hapin rrugë zhvillimit të këtij gjigandi”, theksoi ai. “Ky afat kaq i gjatë ka prapavijë politike, pasi, siç dihet, në Kosovë pa e gjetur kandidatin adekuat të politizuar e ka të vështirë të jetë, sepse ndërmarrjeve publike, pra iu ka marrë kohë derisa e kanë ndarë kulaçin dhe ky veprim po minon edhe integrimet ekonomike evropiane”, vijoi më tutje Beqiri. Edhe ekonomisti, Dardan Grapci, për gazetën ” Kosova Sot”, tha se Qeveria e Ramush Haradinajt në këta muaj ka mbetur mbrapa me kompletimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. “Kjo ka ndodhur si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme me Qeverinë e tij, si dhe pengesë ka qenë Demarkacioni i Kosovës, ku para disa javësh kjo ka përfunduar me intervenimin e ambasadorëve të huaj”, u shpreh ai. “Problemi kryesor pse ka mbetur i pakompletuar Bordi për ‘Trepçën’ është Lista Sërpska. Prandaj kryeministrit Haradinaj i kanë mbetur vetëm 2 opsione ose që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit ose që ta bëjë krijimin e Bordit të kombinatit ‘Trepça’ vetëm nga ekspertët shqiptarë, duke i anashkaluar ata të Listës Sërpska që po sabotojnë themelimin e tij”, ka vlerësuar Grapci.

Kryeministri po dëshmohet i pazoti

Analisti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Kosova Sot “, tha se Qeveria dhe kryeministri aktual që nga fillimi kanë treguar që nuk kanë strategji veprimi dhe ndërmarrin veprime të nxituara. “Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ka treguar bashkëpunim dhe është njeri i kompromiseve… Pikërisht si rezultat i kësaj sjellje të kryeministrit aktual Agjencia e Akreditimit e Arsimit u përjashtua nga AQAR-ja me të vetmin qëllim që të punësojë militantë partiakë”, ka potencuar ai. Analisti Kardiaj tha se po ashtu edhe rasti i të gjitha bordeve në ndërmarrjet publike, në këtë rast edhe i “Trepçës”, është neglizhuar qëllimshëm, sepse partitë në Qeveri kanë qenë duke kërkuar njerëz militantë. “Kjo Qeveri dhe ky kryeministër duhet t’i kenë ditët e numëruara, sepse çdo ditë e kësaj Qeverie është humbje për perspektivën e Kosovës”, ka propozuar analisti Kadriaj. Sipas tij, vendi është në prag të anarkisë dhe veprimet e kësaj qeverie po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë një fakt të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.