United Hospital

Trepça kundër tjetërsimit të aseteve të saj

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Menaxhmenti dhe Sindikata e Ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë, kane reaguar lidhur me vendimin e Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGJSK), me të cilin është refuzuar kërkesa e Agjencionit Kosovar të Privatizimit për shtyrjen e afatit të takimit të parë të kreditorëve dhe zgjatjen e afatit të fundit për dorëzimin e planit të riorganizimit.

Në reagimin me shkrim dërguar të martën mediave, thuhet se sindikata dhe Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça me asnjë çmim nuk do të lejoj zbatimin e vendimit të DhPGjS-së për tjetërsimin e aseteve të Trepçës e që janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për minatorët, por për tërë shtetin e Kosovës.

Sipas këtij reagimi, refuzimi i kërkesës së AKP-së për shtyrjen e afatit të mbledhjes së parë të kreditorëve dhe dorëzimin e planit të riorganizimit, nga ana e DhPGJS (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës), mund të ketë pasoja të pa parashikueshme për Trepçën dhe Kosovën në përgjithësi.

Uji Dea

“Në kohën kur të gjitha institucionet qendrore të Kosovës janë të angazhuara në miratimin e ligjit për Trepçën, DhPGjS miraton një vendim arbitrar i cili është në kundërshtim me interesat e Trepçës, të punëtorëve të saj, me të vetmin qëllim të shkatërrimit të Trepçës. Sindikata dhe Menaxhmenti i Trepçës, një gjë të tillë nuk do ta pranojnë, do ta kundërshtojnë edhe me ndërmarrjen e masave më radikale. DhPGjS-ja, miraton vendime të dëmshme për Trepçën , në momentin kur Trepça ka arritur rezultate më të mira në realizimin e prodhimit. Sindikata dhe Menaxhmenti i Trepçës, kërkon nga Institucionet Qendrore të Republikës së Kosovës që urgjentisht të miratoj Ligji për Trepçën, kur dihet se Ligji për Trepçën ka kaluar në lexim të para në përbërjen e kaluar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sindikata dhe Menaxmenti i Trepçës besojnë fuqishëm në Institucionet Qendrore të Republikës së Kosovës se Ligji për Trepçën do miratohet në afat sa më të shkurtër dhe Trepça të transformohet në ndërmarrje publike. Sindikata dhe Menaxhmenti i Trepçës, njofton opinionin e gjerë se ky vendim është i rrezikshëm jo vetëm për Trepçën, por edhe për gjithë ekonominë e shtetit, andaj edhe tani kërkojnë që të kemi përkrahje gjithëpërfshirëse me të vetmin qëllim të ruajtjes së Trepçës si ndërmarrje me interes nacional”, thuhet ne këtë komunikatë.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.