Mobi Casa

“Trepça” humbi mbi 4 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, ka thënë se si pasojë e bllokadës së licencës në këtë ndërmarrje humbja kap vlerën e mbi katër milionë eurove.
Ndërkaq sa iu përket pengesave me të cilat përballet ndërmarrja “Trepça”, Tmava ka thënë se mosdefinimi i statusit të saj paraqet problemin kryesor me të cilin përballet kjo ndërmarrje. Veç kësaj, ai ka thënë se problem paraqet edhe moszgjidhja e anëtarëve të bordit në këtë ndërmarrje.

“Ky vit, për fat të keq, ka nisur jo mirë, sepse në janar kishte greva për ta përshpejtuar zgjidhjen e statusit të ‘Trepçë’-s, pastaj ishte ngecja për katër muaj shkaku i mungesës së licencës. Këto na kanë sjellë telashe të shumta. Mirëpo, pasi i është dhënë licenca ‘Trepçë’-s, ne kemi filluar prodhimin që nga qershori dhe po përpiqemi të paktën ta kompensojmë humbjen e katër muajve kur s’kemi pasur licencë”, ka thënë Tmava.

HW

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se humbja e shkaktuar vështirë se do të mund të kompensohet deri në fund të vitit. “Humbjet e shkaktuara sigurisht nuk do të mund të kompensohen deri në fund të vitit, por po tentohet të punohet sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Tmava.

Ai ka bërë me dije se është lidhur një kontratë për eksportim të produkteve të kësaj ndërmarrje në vlerë prej 20 milionë eurosh. “Vlera monetare e kontratës, të cilën e kemi lidhur për këta muaj që kanë mbetur të këtij viti dhe vitin e ardhshëm, mund të oscilojë në bazë të çmimit të berëzës ndërkombëtare.
Mirëpo, nëse merret parasysh çmimi i sotëm, kjo kontratë është mbi 20 milionë euro”, ka thënë Tmava. /Epoka e Re/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.