Mobi Casa

‘Trepça’, e rrezikuar nga dialogu

/ 3 minuta lexim
HW

Ndikimi i Serbisë në resurset ekonomike të Kosovës. Prapaskenat e shtyrjes së Projektligjit në qershor 2016

“Shumë po frikohem se kjo Qeveri edhe fatin e kombinatit “Trepça” do ta bëjë pjesë të dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel dhe në njëfarë forme do ta kthejë Serbinë në “Trepçë”, sikur e ka kthyer në çdo aset ekonomikstrategjik të Kosovës, siç janë telefonia dhe rrjeti shpërndarës elektrik (KOSTT-i)”, është shprehur Milaim Abazi për gazetën “Kosova Sot”

Deputetë të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë të bindur se me gjithë premtimet e Qeverisë së Isa Mustafës se Projektligji për kombinatin “Trepça” do të jetë në agjendën e shqyrtimit të institucioneve gjatë muajit qershor të këtij viti, vështirë se do të ndodhë diçka e tillë. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve dhe opozitës, kjo do të jetë gënjeshtra e radhës e Qeverisë aktuale. Zvarritjen e kësaj çështjeje e ka ngritur në Komisionin për Zhvillim Ekonomik deputeti i PDK-së dhe anëtari i Komisionit, Raif Qela. Sipas tij, mosmiratimi i Projektligjit është një papërgjegjësi e madhe e Qeverisë “Mustafa”, e cila kishte premtuar se kjo punë do të kryhej gjatë vitit të kaluar.

Uji Dea

Dyshimet e Hotit

Anëtari Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga opozita, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), fjalët e Komisionit se do të debatohet në muajin qershor për “Trepçën” i ka quajtur gënjeshtrat e radhës të Qeverisë.”Ndikimi i Qeverisë së Serbisë në agjendën qeveritare të legjislacionit është shumë i madh dhe kot është që Qeveria e Kosovës po mundohet ta fshehë nga opinioni”, tha ai. Sipas deputetit Hoti, miratimi i këtij ligji do të ketë një shtyrje tjetër të radhës, sepse fati i Projektligjit për “Trepçën” është i lidhur ngushtë me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Serbi.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë dhe bankieri Milazim Abazi, tha se, duke marrë parasysh se “Trepça” është aseti kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës, qasja kaq joserioze e Qeverisë ndaj ligjit për këtë gjigant ekonomik është krejt e papranueshme. Gjendja aktuale dhe statusi i pazgjidhur i kombinatit “Trepça” ka bërë që viti 2015 të jetë vit i rëndë, vit i pamundësisë për progres zhvillimor, ka thënë drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava. Megjithatë, Tmava ka shtuar se definimi i statusit të “Trepçës” nuk është larg. Sipas Tmavës, çdo prolongim nënkupton pasoja, të cilat veç mund të paramendohen./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.