KKVITI

“Trepça” e harruar nga pushteti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti 2015 ka qenë ndër vitet më të vështira për “Trepçën”, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të mungesës së licencës për operim për katër muaj dhe dështimit të shitjes së koncentratit, menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje ka vështirësi t’i mbulojë shpenzimet operative, përfshirë edhe pagat.

Ky vit i vështirë ka ardhur në kohën kur është folur më së shumti për “Trepçën”. Në fillim të vitit kjo ndërmarrje ishte në prag të futjes në procedurë të likuidimit.

KKVITI

Qeveria e kishte bërë gati ligjin që e bënte “Trepçën” ndërmarrje publike në pronësi të saj. I njëjti ishte tërhequr pas reagimit të Qeverisë së Serbisë dhe ambasadorëve të vendosur në Kosovë.

http://koha.net/?id=27&l=73514