Trekëndëshi që po e izolon dhe dëmton Gjilanin. Heshtja e Qeverisë po tmerron qytetarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tri hyrje dhe daljet e qytetit të Gjilanit janë shndërruar në ankth e pasiguri për qytetarët dhe vozitësit gjilanas. Rruga për Bujanoc, rruga për Prishtinë dhe ajo për Ferizaj tashmë janë bërë rrugë të tmerrit e frikës. Shumë vetura të dëmtuara, shumë orë të humbura nga ata që udhëtojë në këto tri drejtime, nuk e brengosin aspak Liburn Aliun e Albin Kurtit. Këta të fundit nga qytetarët e Gjilanit tashmë kanë fituar epitetin “Albin gropa”, “Liburn gropa”.

Nuk të duhet shumë kohë e mund për të kuptuar reagimin e qytetareve gjilanas për gjendjen e mjerueshme në këto tri drejtime. Mjafton të pyesësh automekanikët në rrugën e Prishtinës dhe rrugën qarkore dhe e merr rezultatin dhe çmimin e dëmeve që paguajnë vozitësit e përditshëm.

Dëmet që pësojnë veturat dhe kamionët e rëndë janë marramendëse. Madje ky rrezik që shkaktohet nga këto rruga i ka detyruara gjilanasit që t`i bëjnë me nofka “Albin gropa” dhe “Liburn gropa”.

Aliu një qytetar gjilanas thotë se Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend me u brengos për asnjë investim të vetin që i ka nisur tash e dy vite.”Këta ose nuk janë normal ose nuk kanë fare përvojë. Kompanitë duhet të sanksionohen për vonesat ekstreme që po ndodhin në tri hyrje daljet e Gjilanit” shprehet Aliu.

Fundamenti

Aliu mendon se “Albin gropa” dhe “Liburn gropa” janë përgjegjësit kryesor pse Anamorava është në gjendje të mjerueshme sa i përket infrastrukturës.

Musliu nga fshati Livoq i Ulët thotë se ndryshimi i madh por për të keq e ka Emrin Albin.”E kemi votue valla masovikisht Albinin, ama tutje ky veç ëndërr mundet me pa vota në Livoq” shprehet i revoltuar Musliu.

Edhe rruga e Bujanocit po shkakton vonesa e dëmtime të shumta dhe krejt kjo si pasojë e ritmit të dobët të punimeve.

Suadi banor i atjeshëm mendon se Ministria e Infrastrukturës duhet të dali në teren dhe të shoh gjendjen reale. “Me këtë ritëm edhe 3 vite punët nuk përfundojnë sepse kompania s`ka kapacitet të mjaftueshme për të kryer obligimet sipas kontratës” thotë Suadi./rajonipress/