Eko Higjiena

Trekëndëshi poetik i paqes bashkon krijuesit shqiptarë në Karadak

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Asociacioni alternativ i shkrimtarëve, Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan, për herë të dytë radhazi ka organizuar manifestimin rajonal të poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, si përkushtim për 12 Qershorin – Ditën e Lirisë së Kosovës.

Në trekëndëshin kufitar të Grykës së Karadakut janë bashkuar shkrimtarë nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia dhe Shqipëria, ku kanë recituar poezitë e tyre, nën mesazhin “Vargjet Kalojnë”, pikërisht në kufirin që ndanë e ndalon shqiptarët.

Manifestimi, sipas Sabit Rrustemit, kryetar i Ars Clubit, synon ndërtimin e urave mes popujve, përmes poezisë, në funksion të paqes si vlerë e patjetërsueshme e njerëzimit. “Në këtë vend ku dikur kishin jehuar krismat e armëve, sot po jehojnë kushtrimet artistike”, ka thënë Rrustemi.

Kurse Nexhat Rexha nga Ars Klubi, duke e hapur manifestimin, tha se ky është trekëndësh kombëtar, që mbahet në përkujtim të lirisë së Kosovës, në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Mobi Casa

Kurse dom Albert Jaha, famullitar i kishës katolike në Stubëll, tha se ky manifestim bashkon simbolikisht shqiptarët, të cilët jetojnë të ndarë në disa shtete, ndonëse kanë lidhje të forta shpirtërore dhe familjare. Ai u lut për bashkimin e shpirtit shqiptar në jubileun e 100-vjetorit të kombit shqiptar.

Ndërkaq, poetët Sevdail Demiri (Maqedoni), Jonuz Fetahu (Kosovë Lindore) dhe Engjëll Berisha (Kosovë), recituan poezitë e tyre, duke hapur kështu Orën letrare, e cila ka vazhduar në ambientet e kishës së Shën Anës në Dunav.

Me vargjet e tyre, poetët sfiduan kufijtë, edhe kur ata ishin të hekurt, të minuar dhe ndanin popujt. Është poezia, si gjithnjë, ajo që i mbledh dhe i afron këto shtete dhe i bën tok në një vend, duke dëshmuar se shpirti i krijuesit, është human dhe thellësisht i përkushtuar për paqe, humanizëm e dashuri mes njerëzish, ka thënë Rrustemi.

Të gjitha poezitë e këtij manifestimi, që u shoqërua dhe me kafenë e mëngjesit (restorant Dunavi), me një drekë sipas traditës së këtyre anëve (në oborrin e Kishës së Shën Anës) dhe me kafenë e pasdites (restorant Gryka e Karadakut), do të përmblidhen dhe do të botohen, ashtu si është paraparë, në një revistë që do të bartë dhe emrin e këtij Manifestimi “Trekëndëshi poetik i paqes”, që tash e tutje do jetë tradicional./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.