United Hospital

“Trekëndëshi….” mbledh në Karadak poetët e rajonit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të dielën në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve për ditët e lirisë, është mbajtur “Trekëndëshi poetik i paqes”, manifestim ky rajonal i poezisë, që bashkon poetët nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e Shqipëria.

Manifestimi është hapur te guri i kufirit që ndan tri shtetet e rajonit, Kosovë, Maqedoni e Serbi (Luginë e Preshevës), ku poezitë e tyre i kanë lexuar Arsim Halili (Preshevë), Ramadan Mehmeti (Kosovë) e Selajdin Shabani (Maqedoni), për të vazhduar pastaj në ambientet e restorantit “Dunavi” me pjesën “Koha e poezisë”, ku janë prezantuar dhjetëra poetë shqiptarë nga rajoni.

Temë qendrore e manifestimit poetik “Trekëndëshi i paqes” sivjet ka qenë krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut, me rastin e 70-vjetorit të lindjes.

FIDANISHTJA

Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, duke përshëndetur manifestimin në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se poetët, me penën dhe vargjet e tyre, janë më meritorët për këtë takim, sepse ata nuk njohin kufij e pengesa, ndërkaq ne si autoritete komunale e kemi për obligim që t`ju ofrojmë përkrahjen që meritoni, ka thënë ai.

Ndërkaq, një fjalë rasti e ka mbajtur Sabit Rrustemi, udhëheqës i Ars Clubit “Beqir Musliu” që është organizator i “Trekëndëshit…”, me përkrahjen e Njësisë për Kulturë, Rini e Sport si dhe MKRS.

“Ishte një ide, një dëshirë e një qëllim i mirë, po që u bë dhe realitet yni, për ta nderuar Ditën e Lirisë dhe Ditën e Paqes për Kosovën, me prani poetësh e vargjesh, nga ky trekëndësh kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni”, ka thënë Rrustemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.