Uji Dea

“Trekëndëshi…” bashkon poetët shqiptarë në Karadak

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Trekëndëshi…” ka vazhduar me përurimin e librit studimor “Poetika e Beqir Musliut” të autorit Yrjet Berisha. Libri është botuar këto ditë nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”. Nehas Sopaj nga Universiteti i Shkupit ka folur për librin si dhe krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, ndërsa poezi nga opusi letrar i Beqir Musliut kanë deklamuar aktori Ramadan Kurti dhe Xhezide Selimi.

Të shtunën në Gjilan është mbajtur manifestimi rajonal i poezisë “Trekëndëshi poetik i paqes”, në organizim të Ars Klubit Beqir Musliu”. Ky edicion, i gjashti me radhë, i është kushtuar shkrimtarit Beqir Musliu, në 71-vjetorin e lindjes dhe 20-vjetorin e vdekjes. Fillimisht, janë vendosur lule te varri i shkrimtarit, në varrezat e qytetit në Gjilan. Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” ka thënë se manifestimi i sivjetmë i kushtohet Beqir Musliut, i cili me krijimtarinë e tij aq të pasur e ka nderuar Gjilanin, Anamoravën dhe tërë Kosovën.

Pjesa tjetër e “Trekëndëshit….” është mbajtur në Grykën e Karadakut, atje ku bashkohen dhe ndahen shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës (Serbi). Në Grykën e Karadakut, janë tubuar poetë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore e Shqipëria, për të nderuar shkrimtarin e madh Beqir Musliu.

“Trekëndëshi…” ka vazhduar me përurimin e librit studimor “Poetika e Beqir Musliut” të autorit Yrjet Berisha. Libri është botuar këto ditë nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”. Profesor dr. Nehas Sopaj nga Universiteti i Shkupit ka folur për librin si dhe krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, ndërsa poezi nga opusi letrar i Beqir Musliut kanë deklamuar aktori Ramadan Kurti dhe Xhezide Selimi.

Në pjesën e dytë të manifestimit, është vlerësuar krijimtaria poetike e shkrimtarit të shquar nga Saranda, Agim Matos. Për poezinë e tij kanë folur profesor dr. Zejnepe Alili Rexhepi nga Universiteti i Tetovës, Nexhat Rexha, kritik e poet, Albina Idrizi, shkrimtare si dhe Timo Merkuri, poet e studiues letrar nga Saranda. Aktori i njohur nga Saranda, Vangjel Agora ka deklamuar poezi të Agim Matos.

Hidromorava

Në pjesën e tretë dhe të fundit të këtij manifestimi tashmë tradicional, si rëndom, është mbajtur ora poetike “Koha e poezisë”, ku janë paraqitur poetë nga të gjitha trevat shqiptare.

Punimet prezantuara, organizatori, Ars Clubi “Beqir Musliu” do t`i botojë në edicionin vijues të manifestimit.

Si dhe herëve tjera, “Trekëndëshi poetik i paqes”, manifesti ky rajonal i poezisë, ka zgjuar interesimin e poetëve por edhe të dashamirëve të artit.

“Trekëndëshi…” është mbështet nga MKRS – Departamenti i Kulturës dhe Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.