ARKATANA

“Tregu në Rrota” vjen në Viti më 1 gusht, prodhuesit vendorë do të promovojnë produktet e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë po vazhdon angazhimin për mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe promovimin e potencialit bujqësor të rajonit. Në këtë kuadër, kryetari i Komunës, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë pritur në takim koordinatoren e projektit nga Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), Nita Ferizi Sadiku.

Gjatë takimit u dakordua që aktiviteti promovues “Tregu në Rrota” të organizohet më 1 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sheshin e qytetit të Vitisë.

Ky aktivitet do t’u ofrojë prodhuesve lokalë mundësinë që të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre autentike, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë komunikimi mes fermerëve, përpunuesve dhe konsumatorëve. Organizatorët synojnë që përmes kësaj ngjarjeje të rrisin dukshmërinë e prodhimeve vendore, të nxisin konsumimin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.

Mobi Casa

Kryetari Sokol Haliti ritheksoi përkushtimin e Komunës së Vitisë për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë sektorin e bujqësisë dhe krijojnë mundësi të reja për prodhuesit vendorë, duke vlerësuar bashkëpunimin me Shoqatën “PePeKo” si një hap të rëndësishëm në promovimin e potencialit bujqësor të komunës.

“Tregu në Rrota” pritet të mbledhë prodhues nga Vitia dhe rrethina, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme për prezantimin e produkteve lokale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjeve mes prodhuesve dhe qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.