Mobi Casa

Tregu kosovar i pushtuar nga produktet e dyshimta

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ky rast është konsideruar si një krim i shumëfishtë, sepse qytetarët hanë ushqim për kafshë dhe njëkohësisht rrezikohet shëndeti i tyre. Sipas njohësve të kësaj fushe dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një vend ku nuk ka kontrolle të duhura të cilësisë së ushqimit që konsumohet përditë është fare lehtë që të përhapen sëmundje nga më të ndryshmet dhe nga më të rrezikshmet.

Ndryshimet ligjore, të domosdoshme

Që nga paslufta e deri më sot qytetarët tanë vazhdojnë të konsumojnë ushqimet më të dyshimta në tërë rajonin. Madje ka pasur raste kur është konstatuar pa asnjë mëdyshje se importohet ushqim për kafshë dhe u servohet qytetarëve në tavolinë, sikurse që ishte ai i kompanisë që është pronë e vëllezërve Devolli, me grurë të kafshëve të importuar nga Serbia, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ky rast është konsideruar si një krim i shumëfishtë, sepse qytetarët hanë ushqim për kafshë dhe njëkohësisht rrezikohet shëndeti i tyre. Sipas njohësve të kësaj fushe dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një vend ku nuk ka kontrolle të duhura të cilësisë së ushqimit që konsumohet përditë është fare lehtë që të përhapen sëmundje nga më të ndryshmet dhe nga më të rrezikshmet. Ata ankohen se kontrolli i ushqimit në Kosovë mbetet njëri nga problemet më serioze. Sipas analistëve e tëra kjo po ndodh pasi që AUVK-u nuk po e kryen si duhet punën, sepse kontrolli i ushqimit është larg nivelit të duhur. Se konsumojmë ushqime të dyshimta këtë në e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e AUVK-ut, që nëpërmes një komunikate për mediat në fund të muajit të kaluar. Ata kanë njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 25. 610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) nga Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mobi Casa

Mallrat pa dokumentacion

Mallrat e ndaluara dhe të sekuestruara sipas Agjencisë kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës së Kosovës. “Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni, i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve”, ka thënë Agjencia.”Produktet kanë qenë pa certifikata shëndetësore, certifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit nuk kanë qenë adekuate sipas standardeve”, thekson AUVK. Bazuar në këto mangësi është vendosur që kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike të asgjësohet për të pamundë- suar daljen e tyre ne treg, ku do të rrezikohej shëndeti i qytetarëve. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore. Por, me gjithë pyetjet e dërguara që kanë të bëjnë me këtë çështje zyrtarët e AUVK-ut nuk kanë dhënë përgjigje.

Zëdhënësi Lamir Thaçi, i ka quajtur pyetjet e gazetës provokuese e me paragjykime. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se këto janë pyetje për Agjencinë e Ushqimeve të Kosovës, kurse ai i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se për këtë çështje të ushqimit gazeta duhet të bisedojë me Agjencinë e Ushqimit./kosova sot/