HW

Tregu i hapur ballkanik favorizon Serbinë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Insistimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që doli në Samitin e Sarajevës për të krijuar Tregun e Hapur Ballkanik, për njohësit e kësaj fushe do të ishte një favorizim i ringjalljes se ambicieve hegjemoniste të Serbisë në planin ekonomik. Eksperti i ekonomisë, prof. dr. Muhamet Sadiku shprehet se po të përkrahej kjo do të ishin politika të gabuara.

Abazi: “Serbia është e interesuar vetëm t’i mashtrojë shqiptarët”.

“Ne nuk kemi nevojë për një union të tillë çfarë e propozon Serbia, që ka synim të vetin final që të bëjnë të shesin si të duan ata në trojet shqiptare”, është shprehur eksperti i ekonomisë, Haki Shatri,raporton Gazeta Kosova Sot

HW

I nsistimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që doli në Samitin e Sarajevës për të krijuar Tregun e Hapur Ballkanik, për njohësit e kësaj fushe do të ishte një favorizim i ringjalljes se ambicieve hegjemoniste të Serbisë në planin ekonomik.

Eksperti i ekonomisë, prof. dr. Muhamet Sadiku shprehet se po të përkrahej kjo do të ishin politika të gabuara. “Edhe marrëveshja me CEFTA-n u përcoll me pengesa serioze në mes të shteteve”. Ai tutje shtoi se duhet pranuar se ideatorët e kësaj iniciative injorojnë diferencat demokratike, ekonomike dhe sociale në rajon. “Së pari, kjo punë bëhet me shtete të pavarura dhe të pranuara nga njëra- tjetra. E dyta, shtetet janë në faza të ndryshme të integrimeve, në situata të ndryshme të bilanceve tregtare e që të gjitha tregojnë se disa shtete në afat të shkurtër mund të jenë humbëse”, është shprehur ai.

“Veprimet në interes të Kosovës i bojkoton Serbia” Sadiku tha se koncepti i politikave të përbashkëta të bëhet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë meqenëse ekziston vullneti politik dhe komplementariteti ekonomik- një kulturë, gjuhë e shumë gjëra të tjera favorizuese. Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi theksoi se derisa Serbia të heqë dorë nga shantazhet, veprimet destruktive dhe përzierjet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, Kosova dhe shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të kundërshtojnë çdo iniciativë serbe. “Serbia është e interesuar vetëm t’i mashtrojë shqiptarët dhe t’i shfrytëzojë për interesa të saj, ndërsa t’i bojkotojë të gjitha veprimet që janë në interes të Kosovës dhe pavarësisë së saj”, është shprehur ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.