ARKATANA

Tregu i Gjelbër, Tregu i Kafshëve, Tregu i Rërës, Tregu i Plaçkave dhe Tregu i Veturave inaugurohen në fund të këtij viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me qëllim të përmbushjes se kërkesave të tregtarëve për operim sa më të mirë, Komuna e Gjilanit, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, është në përmbyllje të projekteve të Tregut të Gjelbër, Tregut të Kafshëve, Tregut të Plaçkave, Tregut të Rërës e Tregut të Veturave.

Të gjitha këto projekte, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se do të përfundojnë deri në fund të vitit 2021 dhe kostoja totale e tyre është afro 2 milionë euro.

Haziri ka bërë të ditur se arsyeja e vonesës së përfundimit të Tregut të Gjelbër është për shkak se është nevojitur kohë që të bëhet harmonizimi i projektit në përputhje me kërkesat e tregtarëve, por që në vonesë ka ndikuar edhe pandemia COVID-19, për shkak të masave kundër përhapjes së virusit.

Eco Higjiena

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit ka realizuar gjashtë tregje mobile në lagjet, Arbëria, Dardania, Iliria, afër kishës ortodokse, te Bunari i Përlepnicës dhe në Kmetoc, duke u ofruar mundësi bujqve e prodhuesve të vegjël të Gjilanit që t’i shesin produktet e tyre në vendbanimet me numër më të madh të banorëve.

Ndryshe, në vitin 2017 është themeluar ndërmarrja publike lokale “Tregu”, e cila i menaxhon të gjitha llojet e tregjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.