UBT

Tregu 500-milionësh i tremb prodhuesit kosovarë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

MSA-ja jep mundësi, por kapacitetet prodhuese të dobëta. ‘Made in Kosova’ depërton me vështirësi

Bashkim Osmani, pronar i kompanisë së pijeve dhe lëngjeve “Dona-Laberion” nga Podujeva, thotë se prodhimet e kompanisë së tij, por edhe të shumicës së bizneseve në Kosovë nuk mund të konkurrojnë me produktet e vendeve evropiane.

Ai thekson se shumë nga këto produkte nuk kanë cilësi të mjaftueshme, as nëse krahasohen me produktet e kompanive të rajonit

Ndonëse nga krerët e shtetit ky vit për shkak të MSA-së po shihet si vit i perspektivës evropiane për Kosovën , kjo për prodhuesit kosovarë mbetet një dilemë e madhe. Se a është ekonomia e Kosovës ende e aftë që të hyjë në tregun 500-milionësh të BE-së, fakt të cilin e ka me shumë qejf që ta përmendë kryeministri Isa Mustafa sa herë që flitet për MSA-në, mbetet e pasigurt. Sipas vlerësimeve të njohësve të kësaj fushe, vlerësohet se prodhuesit kosovarë janë ende larg cilësisë së prodhuesve të BE-së.

ARKATANA

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se Kosova do të ballafaqohet me sfida të ndryshme për të plasuar produktet në tregjet e BE-së. Ai e tha këtë, duke pasur parasysh se tregu i BE-së është i madh dhe kërkon produkte cilësore.

Sipas Shahinit, për këtë gjë duhet të jenë të vetëdijshme bizneset vendore, sikurse që në Kroaci që ka probleme me qasjen në tregun BEsë, për shkak të madhësisë së këtij tregu. Ndërsa biznesmeni, Bashkim Osmani, pronar i kompanisë së pijeve dhe lëngjeve “Dona-Laberion” nga Podujeva, thotë se prodhimet e kompanisë së tij, por edhe të shumicës së bizneseve në Kosovë nuk mund të konkurrojnë me produktet e vendeve evropiane.

Ai thekson se shumë nga këto produkte nuk kanë cilësi të mjaftueshme as nëse krahasohen me produktet e kompanive të rajonit. “Neve na mungojnë subvencionet dhe stimulimet. Kemi probleme me rrymën elektrike që u shtrenjtua dy herë brenda vitit, kostoja e prodhimit është mjaft e lartë krahasuar me vendet e tjera”, sqaron ai.

Edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku, nga OJQ-ja, “Konsumatori”, thotë se në përgjithësi bizneset kosovare nuk janë të përgatitura për të konkurruar seriozisht në tregjet evropiane. Sipas tij, MSA-ja është vetëm shkalla fillestare e integrimeve, dhe se bizneset duhet që të fillojnë të përgatiten dhe të jenë të disiplinuara në mënyrë që të arrijnë të shesin produktet e tyre në Evropë./kosova sot/