ARKATANA

Tregtia ilegale e duhanit gjithnjë në rritje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ballkani në përgjithësi, por veçanërisht Shqipëria e Kosova kanë shenja alarmuese për sa i përket tregtisë ilegale të cigareve e duhanit, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ballkanin Perëndimor tregu ilegal i duhanit dhe cigares përbën 15 % të konsumit total në tregjet e këtyre vendeve, ndërsa në Shqipëri shkon deri 20 %.

Këto të dhëna janë publikuar nga një studim i kompanisë Japan Tobacco International (JTI) paraqitur para ministrave të financave të rajonit në samitin e Becicit, zhvilluar pak kohë më parë në Mal të Zi. Ndërkohë, vlerësimet bazohen edhe në studimet për konsumin dhe të dhënat zyrtare të importit në këto vende.

FIDANISHTJA

Importet e cigares në Shqipëri në vitin 2014 ishin 2976 tonë (rreth 2.9 miliardë fije), ndërsa këtë vit parashikohen 2.8 miliardë fije. Konsumi total mesatar në Shqipëri vlerësohet 3500 tonë (rreth 3.5 miliardë fije) bazuar në importet mesatare të disa viteve rresht, përqindjes së konsumatorëve duhanpirës dhe numrit të cigareve në ditë.

http://koha.net/?id=3&l=64144