Mobi Casa

Tregtia e Shqipërisë me Kosovën në rënie, me Serbinë rritet për 4,8%

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij viti, televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar tregtia e jashtme me vendet e rajonit, krahasuar me korrikun e një viti më parë. Nga të dhënat e përpunuara vihet re se eksportet me Kosovën kanë vlerën më të lartë, por kanë pësuar rënie me 12,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndër vendet e rajonit rënien më të madhe të eksporteve gjatë korrikut Shqipëria e ka pësuar me Serbinë deri në 41.1%.

Edhe me Maqedoninë e Veriut Shqipëria paraqet rënie të eksporteve me 4.9%.

Mobi Casa

Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, sa u përket eksporteve në vlerë, paraqiten me rritje. Eksportet me Bosnjë e Hercegovinën janë rritur me 33,4%, ndërsa me Malin e Zi janë rritur me 21,4%. Por si paraqiten eksportet në volum me vendet e rajonit, krahasuar me korrikun e vitit 2021? Nga shifrat e përpunuara bie në sy një rënie e eksporteve në volum pothuaj me të gjitha vendet e rajonin përveç Bosnjë e Hercegovinës, e cila ka pësuar rritje me 7,1%.

Scan gjithashtu ka analizuar edhe importet me vendet e rajonit sa i përket korrikut të këtij viti. Sipas shifrave të tregtisë së jashtme Shqipëria ka regjistruar rritje të importeve në vlerë vetëm me Serbinë. Gjatë korrikut eksportet me Serbinë kanë vlerën e 3.1 miliardë lekëve, ndërkohë që gjatë korrikut të një viti më parë vlera e eksporteve me Serbinë regjistrohej në 2.04 miliardë lekë. Nëse do të flisnim për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria regjistron rënie të importeve, ku me Kosovën rënia regjistrohet në 3%, ndërsa rënien më të madhe e regjistron me Bosnjë e Hercegovinën. /SCAN

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.