Tregtarët luajnë me çmime në Ramazan
Çmimet e artikujve ushqimorë janë shtrenjtuar në fillim të muajit të Ramazanit. Ngritja e çmimeve është bërë nga tregtarët që shesin me shumicë, dhe kryesisht për artikujt elementarë.
Xhavit Dervisholli, pronar i marketit “Goneta”, ka thënë se pothuajse të gjithë artikujt ushqimorë janë shtrenjtuar gjatë javës së fundit. Ka shpjeguar se shtrenjtimi i çmimit është bërë nga tregtarët e mëdhenj, të cilët janë importues direkt të produkteve.
Ai ka thënë se çmimet e perimeve janë shtrenjtuar dukshëm gjatë kësaj jave… (“Koha Ditore”)
© KOHA.net