Tre vjet me president jounifikues
Pavarësisht zotimit që Hashim Thaçi kishte bërë në vitin 2016, kur ishte zgjedhur president i Kosovës, se do të jetë faktor unifikues politik, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se kreu i shtetit nuk ka arritur të jetë fare i tillë. Përkundrazi, sipas tyre, presidenti përgjatë këtyre tre vjetëve më shumë ka qenë figurë përçarëse sesa simbol i unitetitm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjatë ditës së djeshme janë bërë tre vjet prejse kreu i shtetit Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës.
Por pavarësisht zotimit që Thaçi kishte bërë më 2016-n se do të jetë faktor unifikues politik, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se kreu i shtetit nuk ka arritur të jetë fare i tillë.
Përkundrazi, sipas tyre, presidenti aktual përgjatë këtyre tre vjetëve më shumë ka qenë figurë përçarëse sesa simbol i unitetit, shkruan më tutje “Zëri”.
Pos kësaj, zyrtarët e partive opozitare vlerësojnë se me idenë për korrigjim të kufijve presidenti tashmë i ka thelluar përplasjet edhe mes institucioneve, jo vetëm mes partive politike.


