Mobi Casa

Tre vende të fuqishme të BE-së kërkojnë zgjidhje të shpejtë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Franca, Gjermania dhe Holanda po kërkojnë të përfshihen në dialog për Kosovën, si “asistentë” të Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, për të imponuar zgjidhjen e tyre, dhe i gjithë procesi të përfundojë në fund të vitit, shkruan “Vecernje Novosti”, duke cituar burime diplomatike, transmeton zeri.info

Në kuadër të Bashkimit Evropian kanë filluar të formohen dy blloqe të vendeve – ato që janë të pakënaqura me ngadalësinë e procesit, në të cilin kryesojnë tre vendet e sipërpërmendura, dhe një grup i vendeve, të udhëhequr nga Spanja, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe që duan në mënyrë më të detajuar të përfshihen në rrjedhën e negociatave të ardhshme, dhe gjithashtu të konsultohen në proces.

Anëtarët më të fuqishëm, domethënë, janë duke pritur që një lloj marrëveshjeje në mes të Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së që të arrihet deri në fund të vitit, por për këtë, nga perspektiva e bllokadës së tanishme, ka mbetur ende relativisht pak kohë, përcjell “Zëri”.

Në këtë kontekst, kryeqytetet kryesore kanë kërkuar t’i bëhet “presion” Beogradit dhe Prishtinës duke vënë një bast në tavolinë për të zbatuar premtimet që dalin nga konkluzionet e samitit në Sofje që kanë të bëjnë me lidhje më të ngushta me BE-në, të cilat përfshijnë infrastrukturën dhe projekte të tjera.

UBT

Vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës gjithashtu besojnë se zgjidhja duhet të gjendet në kohën e duhur, por disa prej tyre kanë vërejtje se procesi i dialogut në fakt bëhet larg nga sytë e tyre, edhe pse fizikisht zhvillohet në Bruksel, transmeton “Zeri.info”.

Se si e shikojnë rolin e tyre në fazën vendimtare të bisedimeve, Peter Susko, një zëdhënës për Ministrinë sllovake e Punëve të Jashtme tha se shtetet anëtare të BE-së mbështesin përpjekjet e Federica Mogherinit për të arritur marrëveshje për çështjet kyçe dhe për “të ecur përpara”.

“Dialogu i normalizimit është një proces në të cilin BE-ja dhe Përfaqësuesja e Lartë janë ndërmjetës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Natyrisht ne të gjithë presim që ky dialog sa më shpejt që të jetë e mundur të sjellë rezultate të prekshme, të cilat do të mundësojnë përparim në rrugën evropiane për të dyja palët dhe qytetarët e tyre”, tha Susko./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.