UBT

Tre ushqime që hapin oreksin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Konsumimi i disa ushqimeve krijon ngopje dhe redukton ndjenjën e urisë.Megjithatë, ka disa ushqime që kanë efekt krejtësisht të kundërt dhe hapin oreksin.

Më konkretisht, ushqimet që janë të pasura me yndyrë, fibra dhe proteina shkaktojnë ndjenjën e ngopjes, ndërsa nga ana tjetër ushqimet që nuk përmbajnë këto elemente kanë më shumë gjasa të shkaktojnë më shpejt urinë.

Shihni tre ushqime që ju hapin oreksin.

Të bardhat e vezëve

Edhe pse janë një burim i shkëlqyer i proteinave, ato janë shumë të ulëta në kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë. Pas konsumimit të tyre rritet ndjenja e urisë.

Eco Higjiena

Bukë me shumë kokrra

Kjo bukë është e pasur me fibra por edhe më e përpunuar se bukët e tjera integrale. Gjithashtu ka pak yndyrë dhe proteina dhe nëse nuk kombinohet me diçka tjetër nuk na ngop.

Qumësht pa yndyrë

Janë produkte që kanë më pak kalori, por edhe më pak ngopëse. Për shkak se nuk kanë yndyrna, të cilat ngadalësojnë zbërthimin e sheqerit që gjendet natyrshëm në qumësht, trupi i “digjet” më shpejt dhe ne kemi uri pothuajse menjëherë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.