UBT

Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për herë të parë në Kosovë Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë kanë nënshkruar rregulloren e përbashkët për programin Master- Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Kjo rregullore e nënshkruar mes tre rektorëve, Bajram Kosumi Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Ramë Vataj Rektor i Universitetit ”Ukshin Hoti” si dhe Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, përcakton kriteret unike të regjistrimit të studentëve në ciklin e studimeve të nivelit master (program i përbashkët i universiteteve partnere: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike), përgjegjësitë e partnerëve, kohëzgjatjen, organizimin dhe zhvillimin e studimeve, si dhe mënyrën e përfundimit të tyre.

Rektorët e tre Universiteteve që nënshkruan rregulloren e përbashkët për programin Master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm këtë bashkëpunim duke përmendur objektivat kryesore të programit, rritjen e profilit institucional, zgjerimin e ofertave arsimore, nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit, avancimin e ekspertizës në fushën e arsimit, sigurimit të cilësisë, dhe internacionalizimin, rritjen e punësimit të diplomuarve, etj.

HW

Me nënshkrimin e kësaj rregullore, Studimet master në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, Universitetet partnere synojnë arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve nëpërmjet integrimit të procesit mësimor dhe kërkimeve shkencore.

Fushëveprimi i kësaj rregullore shtrin efektet e saj në fakultetet juridike të universiteteve partnere, studentëve dhe personelit të tyre.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe prorektorët dhe dekanët e tre Universiteteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.