Tre të vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,285 testime, ndërsa nga këto 397 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar tri raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,087, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.143 persona.

Uji Dea

MSH po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 167 persona.

Numri total i dozave të administruara të vaksinave është 1,831,139, ndërkaq brenda 24 orëve janë vaksinuar 128 persona. /Telegrafi/