Tre të arrestuar në Viti të përfshirë në përleshje fizike, në Kamenicë një i arrestuar për dhunë në familje
Gjilan – Në Viti janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedure të rregullt.
Edhe në Kamenicë është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


